Zaev: Vendimi i qytetarëve është mbi partitë politike


Vendimi në referendumin e ardhshëm është mbipartiakë, është për Maqedoninë, për hyrje të vendit në BE dhe NATO, jetë për të gjithë në Maqedoni – ka porositur Kryeministri Zoran Zaev në tubimin qytetar në Veles me moton “Dil Për Maqedoni Evropiane”.

“Pranuam kompromisin, bëmë kufizimin e pjesës veriore të Greqisë me Maqedoninë tonë. Por, qytetarë të nderura, fituam, jo vetëm mbrojtjen e identitetit tonë dhe gjuhës, morëm mirënjohje. Është pranuar identiteti maqedonas, është pranuar gjuha maqedonase. Tashmë nuk ka shtet, nuk ka popull që nuk i pranon popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Për këtë shkak kemi zgjidhje korrekte dhe të drejtë. Më thjeshtë, shihni opozitën këtu dhe në Greqi. Të dy palët njëjtë fituan. Dikush thotë njëjtë edhe kanë humbur. Jo, do të tregoj koha, muajt para nesh, se kanë fituar dy vendet edhe Maqedonia edhe Greqia. Për shkak se së pari fituam miq, fqinjin tonë jugor, që deri më tani nuk e kishim mik./Pacensure

Baby Boo