Zaev vazhdon ti provokoj funksionarët e BDI-së


Vazhdon retorika e ashpër parazgjedhore mes partnerëve të koalicionit, LSDM dhe BDI. Socialdemokratët shpresojnë në fitore edhe atë me shumicë të qëndrueshme pas zgjedhjeve, që siç tha Zaev, të kryhen detyrat në shtëpi.

Ai tha se proceset në vend varen nga secili, përfshirë edhe opozitën. Konsideron që shqiptarët duhet në mënyrë të denjë të përfaqësohen edhe në Kuvend, por dërgoi mesazh konkret për BDI-në për skandalet lidhur me zyrtarë të kësaj partie.

S’mund të lejojmë ndërtime ilegale në Ohër kush si të kujtohet, s’mundet të ndërtojnë në Matkë kujt si të kujtohet, s’mundet e të mos ketë përgjegjësi dhe llogari për problemet e rëndësishme të qytetarëve. Në një pjesë edhe qytetarët thanë po, BE, NATO, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë, po zgjidhen problemet e mëdha, por tani nuk do të na tolerojnë”-tha Zoran Zaev- lider i LSDM-së.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin “200” në Alsat thotë se të gjitha deklaratat që vijnë, madje edhe nga kryetari i partisë në koalicion, janë në funksion të retorikës zgjedhore.

Përplasjet mes BDI-së dhe LSDM-së u ashpërsuan pasi Zaev shpalli koalicionin parazgjedhor me Bilall Kasamin dhe Lëvizjen BESA.
Megjithatë, edhe krahas retorikës së ashpërsuar, as LSDM as BDI të pyetur disa herë nuk e përjashtojnë opsionin për koalicion eventual pas zgjedhjeve për formimin e Qeverisë.

Baby Boo