Zaev tregon se kur nis bisedimet me partitë shqiptare për koalicionime


Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev paralajmëroi se javën tjetër do të fillojë bisedimet me partitë politike lidhur me mundësinë e koalicionimeve parazgjedhore.

“Po, sigurisht deri në fund të javës apo fillimin e javës tjetër, do të kemi takime dhe bisedime me të gjithë ata që janë të interesuar për koalicionime parazgjedhore. Për mua kjo është një vlerë pasi që për herë të parë do të jenë në garë së bashku partitë maqedonase me ato shqiptare”, theksoi për TV Globi, ish-kryeministri Zoran Zaev, duke folur për zërat për koalicionimet me Lëvizjen BESA dhe PDSH-në.

Ai tha se nuk beson se ndonjë nga politikanët maqedonas kanë pasur bashkëpunim aq të mirë me shqiptarët. “Kemi bashkëpunuar me të gjithë dhe në radhët e tona kemi shumë shqiptarë në poste të larta shtetërore. Por për dallim nga ne, VMRO-DPMNE as që mund të paramendohet se mund ta bëjë këtë, sepse ajo ka qasje nacionaliste dhe se nuk mund ta bëj kthesën, sepse do të humbë vota”, theksoi Zaev. Ai tha se për të nuk ka maqedonas, shqiptarë, turq, por siç shtoi “të gjithë qytetarë, që janë të barabartë në një shoqëri për të gjithë.”

Baby Boo