Zaev tregon se kur do të votohet Qeveria e re


Mandatari për formimin e Qeverisë, Zoan Zaev, për TV21, thotë se në fillim duhet të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit dhe pastaj do ta bëj propozimin për Qeverinë.

“Parlamenti fillimisht duhet ta verifikon numrin e nënkryetarëve të Parlamentit dhe disa vendime të tjera dhe ta verifikoje mandatin e deputetëve të ardhshëm në lista.

Sapo të përfundon Parlamenti me këto procedura paraprake, menjëherë do ta dorëzoj propozimin për Qeveri dhe programin qeveritar në Kuvend”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në pyetjen se a behet fjale për deputet të cilët janë në listë të deputetëve pasi disa prej deputetëve u propozuan për ministra? Zaev me përgjigje: “Po ashtu është”.

Baby Boo