Zaev thirrje BE-së: Mbani fjalën dhe premtimet


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, edhe një herë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta mbajë fjalën dhe premtimet për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare. Sipas Kryeministrit Zaev, 26 vendet anëtare jo vetëm që japin mbështetje, por kanë edhe përgjegjësi para vetes së tyre se duhet të bëjnë diçka.

“Një gjë është e qartë. Të paktën të pastrohet se nuk do të ketë ndarje. Dy vendet vazhdojnë së bashku, por e jona është ajo që varet prej nesh. Treguam se cilat janë kufijtë tanë, deri ku mund të shkohet dhe njëkohësisht kërkojmë dhe presim që Evropa të mbajë premtimet”.
Kryeministri Zaev, tha se gjatë kësaj periudhe pritet të intensifikohen kontaktet e të gjithë liderëve të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Bullgarinë.

“Më 22 Qershor mbahet Këshilli i Ministrave të BE-së ku merret vendimi. Konform presidencës bullgare, më 23 Qershor është projektuar konferenca e parë ndërqeveritare. Projeksionet janë të shkëlqyera vetëm duhet të realizohen”.
Kryeministri ka njoftuar se Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka kërkuar takim me palën bullgare ku është konfirmuar se takimet do të realizohen, kurse të njëjtën do ta bëjë edhe ai me Kryeministrin e ri të Bullgarisë, duke theksuar se pret nga presidenca portugeze të ndërmarrë hapa konkrete me Shkupin dhe Sofjen.

Baby Boo