Zaev: Tema për dorëheqje është bërë banale, raporti gjerman pritet të jetë gati brenda 15 ditëve


Kaluan 12 ditë nga tra*gjedia në Tetovë, ku jetën e humbën 14 pacientë. E kur gazetarët pyesin kryeministrin për dorëheqjet e ministrave dhe dy drejtorëve të Spitalit Klinik në Tetovë, ai thotë se kjo pyetje më është bërë ba*nale. Zaev nuk i ka pranuar dorëheqjet morale, pasi po pret rezultatet e hetimit.

“Me siguri edhe ju e keni vërejtur se e gjithë kjo gjatë gjithë këtyre ditëve u bë banale dhe mendoj se është koha… Përgjegjësi morale , i nderuar gazetar kanë treguar dy drejtorët, ministri dhe zëvendësministri dhe që nga fillimi kam thënë dhe do ta përsërisë, të përfundoje hetimi dhe do ta them qëndrimin tim”, tha Zaev.

Siç është informuar nga MPB, Zaev thotë se, Raporti hetues gjerman për spitalin modular për 10 deri 15 ditë do të jetë gati, ndërsa pret që raporti nga organet tona të jetë gati edhe në periudhë më të shkurtë.

Baby Boo