Zaev: Të gjitha materialet për bisedat e përgjuara i dorëzuam në PSP, të hetohet kush i publikon “Bombat”


ë gjitha materialet nga bisedat e përgjuara ia dorëzuam Prokurorisë Speciale Publike në fund të vitit 2016 dhe me këtë e përfunduam obligimin tonë, u përgjigj lideri i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën e sotme në një pyetje të gazetarëve nëse ka informacion prej nga janë “bombat” e reja të vendosura në Jutjub për deputetin Antonio Milloshoski, sipas të cilave Milloshoski interesohet për vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me babain e tij.

Siç tha Zaevi në konferencën për media në selinë e partisë, nëse do i kishin poseduar këto bomba, do t’i publikonte në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë” si dëshmi për ndikimin e drejtpërdrejtë ndaj gjyqësorit.

“Definitivisht ne kemi përfunduar obligimin tonë dhe deri në fund të vitit 2016 i kemi dorëzuar të gjitha materialet PSP. Publikuam paketë prej 35 bombave dhe kur arritëm marrëveshje për Qeverinë e Përzhinos u ndalëm, i paketuam materialet në hard-disqe dhe tekstualisht i dorëzuam. Le të mos harrojmë se kush përgjonte dhe se morëm vetëm një pjesë të materialit, gjegjësisht morëm rreth 30 për qind të materialeve të krijuara”, tha ai.

Zaevi e përsëriti thirrjen e kryeministrit teknik Oliver Spasovski që institucionet të hetojnë si dhe kush e ka vendosur materialin për Milloshoskin në Jutjub.

“Ato që i publikuam ishin materiale për të cilat kemi mbajtur evidencë të mos hymë në privatësi, ndërsa materiali i publikuar dje në Jutjub nuk ka të bëjë me privatësi por është i lidhur drejtpërdrejtë me deputetin Milloshoski ndërsa sa na kujtohet ne nuk e kemi pasur”, u përgjigj Zaev.

Baby Boo