Zaev: Takim liderësh nëse nuk ka marrëveshje për KSHZ-në


Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se nëse grupet punuese të partive politike nuk merren vesh për KSHZ-në dhe për referendumin, atëherë mund të ketë takim liderësh.
“Gjithmonë ka qenë kështu. Nëse grupet e punës nuk mund të zgjidhin çështje të caktuara, ekziston opsion që të thirret takim liderësh dhe pa dallim se prej kujt do të ishte thirrur ajo. Prej meje ose prej dikujt tjetër lider i partive politike të shumicës parlamentare, ose nga lideri i opozitës apo cilësdo parti opozitare . Besoj se do të gjindet zgjidhje në nivel të grupeve të punës, pasi janë çështje që zgjidhen dhe janë të arsyeshme, mendoj se shpejtë duhet të përgjigjemi për informatë për qytetarët.”, ka thënë Zaev, raporton SHENJA.

Baby Boo