Kryeministri Zoran Zaev, sot duke i komentuar dokumentet që i ka publikuar “Uikiliks” se që në vitin 2008 është pranuar emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi se ajo është edhe një arsye më shumë që të gjithë të qëndrojmë bashkë dhe t’i sigurojnë ardhmëri shtetit.
“Besoj se këto dëshmi të cilët dalin në opinion do të jenë edhe një arsye më shumë që të qëndrojmë bashkë të gjithë dhe t’i sigurojmë shtetit ardhmëri të mirë“, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske pas nënshkrimit të marrëveshjeve për mbështetje financiare për hapjen e biznes-akseleratorëve për të rinjtë.
Ai shtoi se shumë qeveri janë përpjekur që të gjejnë zgjidhje dhe se edhe qeveria paraprake është përpjekur që të gjejë zgjidhje dhe është mirë që tani është konfirmuar identiteti maqedonas.
“E dini se i kam poseduar bisedat të cilat tani janë te Prokuroria Speciale Publike. Shumë qeveri janë përpjekur që të gjejnë zgjidhje, edhe qeveria paraprake është përpjekur. Një pjesë e zgjidhjes në pjesën e emrit dhe përdorimit të përgjithshëm ose siç thuhet “erga omnes” është pranuar edhe në pjesën e Veriut dhe në pjesën e Maqedonisë së Epërme dhe më vjen mirë që ne kemi marrë konfirmim për identitetin tonë të plotë”, tha Zaev.
Në dokumentin e Ambasadës së SHBA-së në Shkup që e publikoi “Wikileaks” thuhet se që në vitin 2008-të, kohë kur kryeministër ishte Gruevski, Shkupi zyrtar ka dhënë pajtueshmëri për ndryshim të emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut”, me kusht që të pranohet identiteti dhe gjuha./Pacensure