Zaev sot do të dorëzon në Kuvend propozimin për reformimin e Qeverisë


Kryeministri Zoran Zaev sot ne Kuvend do të dorëzojë propozimet për reformimin e Qeverisë.

“Biografitë e ministrave të rinj, zëvendës ministrave dhe drejtorëve do të dorëzohen me kohë në Kuvend me shpresë që deri në fund të muajit do të vendosen në rend dite në seancë plenare që të kompletohet Qeveria”, tha Zaev, shkruan Nezavisen.mk, transmeton Portalb.mk

Javën e kaluar kryeministri paralajmëroj që koalicione të reja partnere në Qeveri do të jenë BESA e Afrim Gashit, PDSH dhe Bashkimi i Romëve e Amdi Bajaram.

“Kemi arritur marrëveshje me Besën e deputetit Afrim Gashi, me PDSH dhe me Bashkimin e Romëve të Amdi Bajram, i cili vepronte si i pavarur muajve të fundit”, tha Zaev.

Ai shtoi se Bajram nuk do të fitojë ministri po pozita tjera.

Siç njoftuan mediat, është bërë e ditur largimi i Renata Deskoskës nga Ministria e arsimit dhe shkencës dhe emërimi i saj në Ministrinë e drejtësisë.

Deskoska mbrëmë duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me këtë spekulim, ajo tha “mendoj se aq shumë është folur sa më nuk është në nivel të spekulimit”.

Baby Boo