ZAEV: SHËRBIMET POLICORE DHE TË SIGURISË T’I ARRIJNË SHËRBIMET E EVROPËS PERËNDIMORE


Pas  gjithë atyre sfidave me të cilat u ballafaquan shërbimet në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), arritëm ta kthejmë funksionin kryesor të këtij shërbimi të jetë shtylla më e fuqishme e cila e garanton shtetësinë, thelb i sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe në të njëjtën kohë polici, mik dhe mbrojtës i qytetarëve, theksoi kryeministri Zoran Zaev në shënimin e sotëm të Ditës së Policisë së Maqedonisë, 7 Maji.

Ndërsa Zaev shtoi se qëllimi i ri, është që shërbimet policore dhe të sigurisë të arrijnë shërbimet profesionale të Evropës Perëndimore.

“Rezultatet tashmë po mbërrijnë, ndërsa do të mbërrijnë akoma më shumë nëse të gjithë faktorët shoqërorë forcat politike dhe qytetarët shikojmë përpara drejt së ardhshmes dhe jemi duke ndërmarrë obligim se së bashku do të bashkëpunojmë në zbatimin e vendimeve ligjore të cilat janë pjesë e reformës së madhe të institucioneve dhe shërbimeve në vendin tonë”, tha Zaev.

Në stërvitjet demonstruse marrin pjesë 600 nëpunës policorë. Janë shpërblyer shtatë persona prej të cilëve tre të Drejtorisë së gjashtë, një pjesëtar i njësitit Alfa dhe tre të sektorit për sigurinë e pronave dhe personave.

Me heshtje njëminutëshe sot iu dhanë nderime të gjithë pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë të cilët e kanë dhënë jetën e tyre.

Baby Boo