Zaev: Rroga minimale mund të jetë më e lartë se 13.000 denarë


Besoj se rroga minimale në shtet mund të rritet në më shumë se 13,000 denarë me legalizimin e pjesës jolegale, përkatësisht përmes eliminimit të pagesës së një pjese të rrogës në para të gatshme, por edhe me ndihmë nga ana e shtetit përmes kontributeve për të gjithë të cilët do të vendosin t’ua rrisin rrogat punëtorëve të vet, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.

Ai theksoi se rreth 35 për qind e rrogave në shtet jepen në dorë dhe në para të gatshme dhe shtoi se Qeveria për momentin po bën analiza për eliminimin e pagesës në para të gatshme që do t’i publikojë nga fundi i gushtit apo në fillim të shtatorit sepse po vonon rritja e rrogës minimale që ishte paralajmëruar për në korrik.

“Mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore është presioni më i madh për rritje të rrogave, por kjo do të thotë se pronarët do të ndajnë më pak se fitimi me punëtorët. Kjo është e qëndrueshme për pronarët edhe për menaxhmentin e kompanive sepse do të kenë punëtorë mjaft të motivuar të cilët do të mbeten të punojnë në kompani dhe në shtet. Pjesa e dytë është për shkak të rrogës minimale e cila e hapi spiralen e rrogave, por të dhënat tregojnë se më dominuese është për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar të punës në pjesën që quhet ekonomi gri, sepse rreth 35 për qind e rrogave në shtet jepen në kovertë apo në dorë. Ky është një target i ri para Qeverisë në të cilin punojmë për momentin me analiza për t’i kthyer në tregun legal të gjithë të cilët japin pjesë të rrogës në të gatshme”, tha kryeministri Zaev në përgjigje ndaj pyetjes në konferencën e sotme për shtyp.

Si shtet, theksoi, duhet të bëjmë hap adekuat për t’i motivuar të gjithë t’i japin rrogat bruto në shumë të plotë.

“Me këtë do t’u ndihmojmë njerëzve afaristë të kenë shpenzime më të vogla me atë që shteti do të bëjë hap përpara, ndërsa punëtorët të marrin rroga më të larta mesatare. Njëkohësisht kjo do të thotë mbushje e rritur e fondeve për shëndetësi dhe sigurim pensional. Besoj se rroga minimale mund të rritet në më shumë se 13.000 denarë, përmes legalizimit të pjesës jolegale, por edhe përmes ndihmës nga ana e shtetit përmes kontributeve për të gjithë të cilët do të vendosin t’ua rrisin rrogat punëtorëve të vet”, sqaroi Zaev dhe potencoi se masa do të vlejë për të gjithë në shtet.

Theksoi se shteti nuk duhet të jetë aq motivues për punësim të qytetarëve se sa që duhet të motivohet sektori privat dhe prandaj, theksoi, do të vazhdojmë me trendin për ta stabilizuar administratën publike.

“Shteti përfshirë edhe për administratën publike do të sjellë vendim në pajtim me kapacitetet e veta se çka dhe si do të rrisë, por shëndetësia do të duhet të jetë një nga targetet për rritje të rrogave jo vetëm për specialistët dhe personelin mjekësor, por edhe për kapitacionet e mjekëve të përgjithshëm, të stomatologëve dhe gjinekologëve, por edhe të pjesës tjetër të administratës. Tashmë rritëm rrogat e rreth 3.000 të punësuarve në kopshte, ndërsa prej 1 shtatorit rritet për plotësisht pesë për qind”, tha Zaev

Baby Boo