Zaev pret propozim për shkarkimin e Paunovskit


Kryeministri i vendit, Zoran Zaev në një dalje për media bëri të ditur se pret propozim për shkarkimin e drejtorit të Inspektoratit të tregut Stojko Puanovski, pasi që ky i fundit nuk e nënshkruan sistematizimin e 35 administratorëve edhe pas thirrjes së kryeministrit Zaev për mos rezistencë, transmeton TV21.

Paunovski ditë më parë u shpreh se “nëse kryeministri nuk me kupton le të më shkarkojë”.
“Ata më japin 35 persona për në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë, por atje nuk kemi nevojë për punësim të ri, por në rajonin e Strumicës dhe në Maqedoninë Lindore. Këta punëtorët e rinj nuk do të kemi ku t’i sistemojmë, nuk ka vende nëpër zyra, sërish në shtëpi duhet të qëndrojnë. Është e saktë se kam kërkuar punëtor, por për në qytetet ku nuk kemi inspektor dhe jo aty ku jemi të mbushur deri në maksimum”, tha Stojko Paunovski – drejtor i Inspektoratit të Tregut.

Baby Boo