Zaev: Premtimi ynë është 34.000 denarë pagë mesatare deri në fund të mandatit


Kryeministri Zoran Zaev beson se deri në fund të mandatit të tij, do të arrijë që paga mesatare të jetë 34.000 denarë, ndërsa paga minimale 20.000 denarë.

Në konferencën e sotme për shtyp në të cilën ai dha llogari për atë që është punuar në 100 ditët e para, Zaev tha se nëse kriza kovid nuk do të kishte ndodhur, atëherë deri tani premtimi për 500 euro pagë mesatare me siguri do të ishte realizuar.

“Paga mesatare me matjet e fundit ishte 458 euro. Ajo u ndalua për shkak të krizës Kovid. Deri më tani, unë besoj se 500 euro do të ishin arritur. Premtimi ynë është 34.000 denarë pagë mesatare dhe 20.000 denarë pagë minimale deri në fund të këtij mandati qeveritar, ndërsa kjo është vera 2024. Besoj se do t’ia dalim mbanë. Sigurisht, ne shpresojmë që kriza të kalojë në pranverë”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas llogaridhënies së sotme për punën e bërë në 100 ditët e para të Qeverisë.

Baby Boo