Zaev: Përqindje e madhe e qytetarëve mbështesin referendumin, pres që shifrat të rriten


Përqindje e madhe e qytetarëve do të prononcohen “Për” në referendumin vijues, dhe në fakt madje edhe ata që janë kundër, janë me shifra të vogla minore dhe kjo është pjesë e asaj fushate që ekziston në Maqedoni, e kryesuar nga “Bojkotoj”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas hapjes zyrtare të fushatës së BE-së “Paramendoni ardhmërinë së bashku!”.
Kryeministri është i bindur se shifrat do të rriten, ndërsa shfaqi edhe shpresë se opozita do të jetë pozitive për shkak të asaj që, theksoi, edhe ajo është për Bashkimin Evropian dhe për NATO.
“I di dhe i kuptoj mosmarrëveshjet e tyre me marrëveshjen me Greqinë, por njëkohësisht edhe njëherë bind se nëse do t’ia linim kohës, askush nuk garanton se do të arrinim marrëveshje të mirë, ndërsa marrëveshja është korrekte dhe e drejtë”, tha Zaev.
Përkujtoi se marrëveshja e garanton ardhmërinë evropiane të vendit, e konfirmon identitetin e Maqedonisë, gjuhës maqedonase, himnit, flamurit, stemës dhe, siç tha, e gjithë ajo që janë atribute të tona si vend, si shtet, si popull, i gjithë multietniciteti dhe dallueshmëria jonë./Pacensure

Baby Boo