Zaev për New York Times: Vetoja e Francës më shkatërroi personalisht, psiqikisht


Drita e Evropës është udhëzimi ynë. Tash kur këto drita u shuajtën ne jemi në errësirë dhe kush e di se ku mund të nisemi. Këtë deklaratë kryeministri Zoran Zaev, e dha në një intervistë për gazetën “New York Times”.

Pas anulimit të fillimit të negociatave për aderim në Bashkimin Evropian, kryeministrit Zaev, paralajmëroi dorëheqje, me çka u arrit marrëveshje për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm.

I pyetur se pse ka marrë një hap të tillë dramatik, ai thotë se nuk ka pasur zgjidhje.

“Nëse nuk shpallnim zgjedhje, nacionalizmi do të rritej. Tejet i frikësuar jam”, thotë Zaev, në intervistë për “New York Times”.

Sipas gazetës, vetëm para dy muajve, lideri i një shteti të vogël nga Ballkani ecte me krenari, i përshëndetur nga liderët botërorë dhe i lavdëruar nga njeriu i parë i Kombeve të Bashkuara për ofrimin e pikës së rrallë të shkëlqimit, në ashtu rrethim problematik global, i cili u gjet edhe në listën e kandidatëve për çmimin Nobel për paqe.

Kryeministri Zoran Zaev, e sakrifikoi karrierën e tij politike dhe të ardhmen e shtetit të tij për zgjidhjen e problemit 30 vjeçar të emrit me Greqinë fqinje. Me një diplomaci shpesh të rëndë dhe kundër të gjitha pritjeve, ai pati sukses. Por, siç qëndron në zyrën e tij në kryeqytet, e gjitha ajo shihet aq larg, shkruan Mark Santora, korrespodent i “New York Times”, nga Varshava, përgjegjës për Evropën Qendrore dhe Lindore.

“Po thyhem nga brenda”, thotë Zaev, në intervistë

Me ndërrimin e emrit, sipas gazetës, është pritur që Maqedonia e Veriut ta pastroj rrugë për aderim drejtë Bashkimit Evropian. Mirëpo, muajin e kaluar Franca vendosi veto në vendim, duke kërkuar reforma për procesin e zgjerimit të BE-së. Ky vendim e destabilizoi qeverinë në Shkup dhe më keq, siç thotë gazeta, kërcënohet me status kuo të brishtë në rajon pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet e 90-ta.

“Kjo më shkatërroi personalisht, psikikisht”, thotë Zaevi për “New York Times”, duke shprehur shqetësim jo vetëm për vetë dhe shtetin, por edhe për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Nacionalizmi dhe radikalizmi përsëri mund të marrin fuqi, thotë Zaev, dhe shton se përsëri ekziston rreziku nga një konflikt i brendshëm në shtetet, por edhe konflikte të reja mes shteteve.

Baby Boo