Zaev: Për katër vite, paga mesatare është rritur për 5,766 denarë

epa06882875 Prime Minister of the Former Yugoslav Republic Of Macedonia (FYROM), Zoran Zaev arrives for the second day of a NATO summit in Brussels, Belgium, 12 July 2018. NATO countries' heads of states and governments gather in Brussels for a two-day meeting. EPA/TATYANA ZENKOVICH / POOL

Për katër vjet, nga prilli i vitit 2017 deri në prill të viti 2021, paga mesatare është rritur me 5,766 denarë, dhe për gjashtë vjet, ndërsa nga prilli i vitit 2011 deri në prill të vitit 2017, pagat janë rritur për vetëm 2,153 denarë, shkroi sot në profilin e tij në Facebook kryeministri Zoran Zaev.

Zaev thotë se dinjiteti i punëtorëve është i çmuar dhe se për këtë, sipas tij paga minimale është ngritur në 15,284 denarë.
Kryeministri Zaev deklaroi se në prill 2021 paga mesatare është 28,438 denarë, që paraqet rritje prej 10.1 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020.

“Nuk do të ndalemi këtu. Qëllimi ynë është që ta përmbushim premtimin e dhënë para qytetarëve, për një pagë minimale prej 18,000 denarëve, ndërsa paga mesatare prej 36,000 denarëve, deri në fund të këtij mandati. Ne do ta arrijmë këtë”, ka shkruar Zaev në Facebook.

Baby Boo