Zaev për incizimet për “Zhvatjen”: Me sa lehtësi flasin për 4,6,8 milionë,unë dhe pjesa më e madhe e qytetarëve nuk dimë as ti shkruajmë

Macedonian Prime Minister Zoran Zaev gives a press conference in Skopje on October 19, 2019. - North Macedonia's prime minister on Saturday called for early elections after the European Union failed to open membership talks for his Balkan state, which had been the key goal of his administration. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP) (Photo by ROBERT ATANASOVSKI/AFP via Getty Images)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në seancën e sotme është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për rastin “Zhvatja”, gjegjësisht për incizimet e fundit të publikuara ku dëgjohet zëri i avokatit Vasil Dimishkov dhe Zoran Milevski Kiçeec.

“Këto 4 milionë, 6 milionë, 8 milionë, unë, ju, me siguri edhe pjesa më e madhe e qytetarëve nuk dimë t’i shkruajmë, ndërsa ata me shumë lehtësi i përmendim. Kjo tek unë la përshtypjen se duhet të ndryshojë. Lidhjet mes avokatëve, gjykatësve, prokurorëve, njerëzve me ndikim duhet të përfundojë. Për këtë premtuam pastrim nëpërmjet vetingut. Duhet të ketë sanksione dhe përgjegjësi për gjykatësit dhe prokurorët, si dhe marrjen e licencave për avokatët”, ka theksuar Zaev./SHENJA

Baby Boo