Zaev: Pendarovski është favorit, dëshirojmë të fitojë në zgjedhje të pastra si kristali


Kryeministri Zoran Zaev thotë se pushteti do të bëjë gjithçka që zgjedhjet presidenciale të jenë demokratike dhe të pastra si kristali, sepse, siç potencon, kandidati i tyre është favorit i madh dhe dëshirojnë që ai të fitojë në një palë zgjedhje të tilla.
Roli favorizues, siç tha në emisionin “Vetëm e vërteta” në TV Kanal 5, del nga ajo që Stevo Pendarovski qëndron shumë mirë edhe tek maqedonasit, por edhe tek shqiptarët, turqit, boshnjakët dhe bashkësitë e tjera etnike në vend, por, edhe për shkak se prapa kandidaturës së tij qëndruan 31 parti politike.

“Si favoritë, qëllimi, dëshira dhe detyrë e jonë është të fitojmë në zgjedhje të pastra si kristali dhe të mos ketë asnjë troshkë dyshimi. Duhet të kemi president i cili do të jetë president i të gjithë qytetarëve pa dallim nëse kanë votuar për të apo kundër tij dhe pa dallim të përkatësisë etnike”, tha kryeministri Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse beteja kryesore mes kandidatëve do të zhvillohet rreth çështjes së mbështetjes së Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit, ai tha se kjo është një çështje e cila do të ndikojë në vendimin, sepse kandidatja e cila mbështetet nga VMRO, profesoresha Gordana Siljanovska Davkova dhe Pendarovski kanë qëndrime tërësisht të ndryshme.

Ai tha se Siljanovska-Davkova nuk e respekton Kushtetutën dhe se kjo nuk është në rregull nga ana e saj.

“Ne kemi Kushtetutë të re. Kushtetuta është akti më i lartë juridik që duhet ta respektojmë, t’i përkulemi dhe fund. Kjo është kjo. ka pasur shumë vendime që i ka sjellë shteti, dikujt ato i kanë pëlqyer shumë, dikujt jo, por ato duhet të respektohen”, tha Zaev.

Baby Boo