Zaev pas takimit me der Leyen: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bashkërisht t’i vazhdojnë bisedimet


Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, sot realizoi takim edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku theksoi se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas të imponuara si çështje nga Bullgaria, aspak nuk guxon të jetë temë e bisedimeve dhe angazhimi i Brukselit dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të bisedojë për ardhmërinë e saj evropiane.

“Identiteti maqedonas përveç që është çështje krenaria, gjithashtu është edhe çështje e fakteve, shkencës, traditës dhe simbol nacional i popullit tonë. Ai nuk do të jetë çështje për bisedime. Vlerat evropiane janë udhërrëfyes për ne, por mbrojtja e identitetit është gjithashtu vlerë evropiane”, theksoi Zaev pas takimit me Ursula von der Leyen.

Nga Qeveria njoftojnë se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka siguruar kryeministrin Zaev se KE-ja do të kyçet edhe më shumë me angazhim të përkushtuar, sepse siç tha ajo është proces shumë i rëndësishëm i cili nuk guxon të shtyjë fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE dhe se ajo qëndron për të dyja vendet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që së bashku t’i vazhdojnë bisedimet pa anulim të mëtejshëm.

Baby Boo