Zaev: Pajtohem me Presidentin, regjistrimi mund të shtyhet për ndonjë muaj


Kryeministri Zoran Zaev tha se mund të pajtohet me Presidentin Pendrovski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për ndonjë muaj. Por, ai tha se është kundër regjistrimit në verë sepse pastaj vijnë edhe zgjedhjet lokale. E pash edhe propozimin e presidentit që regjistrimi të shtyhet për ndonjë muaj. Në rregull, unë jam gjithmonë i gatshëm dhe gjithçka vlen të mendohet.

E dimë se verës nuk bëhet regjistrimi. Në shtator kemi fushatë kurse në tetori është periudhë zgjedhjesh. Të mendojmë për një muaj ose një muaj e gjysmë, të mbarojmë diku nga mesi i qershorit. Tashmë e shoh se opozita këtë e ka refuzuar. Kështu që edhe një herë ftoj të jemi të përgjegjshëm dhe ta zbatojmë regjistrimin- deklaroi kryeministri Zoran Zav.

Nga ana tjetër kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski, tha se është kundër vendimit të Presidentit të vendit sepse më parë duhet të mendojë për shëndetin e qytetarëve të vendit duke i bërë edhe një herë apel qeverisë të tërhiqet.

Nëse Stevo Pendarovski dëshironte të jetë mbi situatën dhe mendonte për shëndetin e qytetarëve dhe nuk dëshironte të bie dhe të zgjohet me brejtjen e ndërgjegjes se dikush e ka humbur jetën për shkak të dekretimit të ligjit të cilin pushteti e shtyu me forcë, kishte mundësinë të mos e bënte këtë. Apelojmë te Qeveria për logjikë dhe kujdes për shëndetin e qytetarëve dhe regjistrimi të shtyhet për në pranverën e vitit 2022- deklaroi kryetar i opozitës.

Baby Boo