Zaev, Osmani dhe Filipçe së bashku me kryeministrin bullgar Stefan Janev nisen drejt vendit ku ndodhi tragjedia e tmerrshme.


Kryeministri Zoran Zaev konfirmoi për MIA-n se po shkon në Bullgari për të vizituar të mbijetuarit e aksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë në autostradën “Struma” në të cilin sipas informacioneve fillestare kanë humbur jetën së paku 45 persona dhe shtatë janë lënduar. .

Bashkë me Zaevin për në Bullgari janë nisur edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ai i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Zaev informon se ekipe kompetente nga Maqedonia e Veriut janë dërguar në Bullgari.  Ai shprehu ngushëllimet për të vdekurit në aksident, për të cilin u informua personalisht nga presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri Stefan Janev.

Sipas BTA, kryeministri bullgar Janev ka shkuar në vendin e aksidentit.Pa Censurë

Baby Boo