Zaev nuk sheh arsye të parashtrojë dorëheqje nëse ka veto bullgare

epa06882875 Prime Minister of the Former Yugoslav Republic Of Macedonia (FYROM), Zoran Zaev arrives for the second day of a NATO summit in Brussels, Belgium, 12 July 2018. NATO countries' heads of states and governments gather in Brussels for a two-day meeting. EPA/TATYANA ZENKOVICH / POOL

Kryeministri Zoran Zaev nuk sheh arsye të japë dorëheqje nëse Bullgaria vendosë veto për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare që sipas paralajmërimeve duhet të mbahet gjatë kryesimit gjerman me BE-në, përkatësisht më së voni deri në fund të vitit.
“Absolutisht nuk dakordohem me tezën se duhet të barti përgjegjësi dhe të japë dorëheqje, sepse para zgjedhjeve premtim kryesor i imi ishte fillimi i negociatave me BE-në. Aspekt kryesor në të cilin ishte e kahëzuar fushata, ishte lufta kundër Kovid-19, ekonomia e re e vendit, pastrimi i jurisprudencës dhe sundimi i së drejtës në vend. Unë jo që do t’u iki përgjigjeve në të ardhmen për cilën do çështje, por deri në moment të fundit besoj se do t’ia dalim në negociatat për dallimet me Bullgarinë”, tha Zaev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se edhe deri më tani treguan suksese serioze në marrëveshjet dhe negociatat dhe në përparimin e vendit.
“Sot jemi anëtare e NATO-s dhe kemi vendim për fillim të negociatave me BE-në pas 15 viteve. Sido që të krahasohet kjo me strukturat e kaluara politike qeveritare megjithatë jemi vite të dritës përpara nga ajo që paraqet alternativë në vendin tonë”, potencoi Zaev.

Baby Boo