Zaev: Nuk përjashtohet mundësia për mbyllje ose orë policore

Kryeministri Zoran Zaev, sot pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, tha se Qeveria do ta pranojë propozimin për shpallje të gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit.
Ai shtoi se më së voni deri nesër në mbrëmje do të mbahet mbledhja e Qeverisë, ku edhe do të shqyrtohet propozimi për gjendje krize.

Zaev tha se nuk përjashtohet mundësia për një mbyllje të re, por sipas tij për momentin kjo nuk po shqyrtohet.
“Nuk përjashtohet mundësia për “lockdown” ose orë policore, por për momentin nuk po shqyrtohet kjo mundësi. E dini se kjo është nën kompetenca të Komisionit për Sëmundje Infektive. Detyra ime është të informojë qytetarët që gjendja e krizës nuk ka lidhje me orën policore”, deklaroi Zaev.

Ndryshe, gjendja e krizës jep mundësi që Qendra për Menaxhim me Kriza të drejtojë situatën duke formuar shtabe lokale në 80 komuna si dhe mundëson që shteti të merr kompetenca për menaxhimin me të gjitha kapacitetet private dhe shtetërore në vend.

Baby Boo