Zaev: Nuk lejojmë ndërhyrje në identitetin tonë! Grubi: Bëmë gjithçka që na u kërkua, tani radhën e ka BE”


Maqedonia nuk do të pranojë ndërhyrje në identitein dhe përcaktimin e historisë nga një komb tjetër. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në edicionin javor të gazetës greke “Katimerini”, duke aluduar në çështjen e hapur me palën bullgare.

“Për Maqedoninë Veriut, për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët e vendit tonë, çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme. Procesi ka vazhduar për një kohë të gjatë, ne nuk duam të ndalemi dhe nuk do të ndalemi, por nuk do të rre*zikojmë dinjitetin tonë dhe identitetin tonë. Unë besoj se do të gjejmë zgjidhje të përbashkëta me Bullgarinë dhe do të ndërtojmë një të ardhme cilësore për ne dhe gjeneratat e ardhshme”, thekson Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe kryeministri Zaev nesër do të udhëtojë për në Bruksel për ta takuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen. Në këtë takim pritet që temë bisedimi të jenë edhe deklaratat e fundit të eurokomisionarit për zgjerim, Oliver Varheji, i cili tha se ka gjasa të ndahen proceset e Maqedonisë dhe Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Ndërkohë zëvëndësi i tij i Parë Grubi thotë se vizita në Bruksel e kryeministrit Zaev po bëhet në kohën e duhur për të alarmuar institucionet e BE-së se radha për të vendosur është në duart e tyre.

“Të gjitha kompromiset e duhura dhe të pa duhura ne liderët e këtij vendi i kemi bërë, përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë të rrumbullaksuar edhe me të gjitha reformat e kërkuara nga BE. Ne guximin tonë e dëshmuam, tash guximi duhet të demonstrohet nga ana e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të mos na mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve tanë”, deklaroi Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.

Sipas Grubit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen në negociatat për fillimin e bisedimeve me BE-në, pasi që sipas tij ky proces ka filluar së bashku me Shqipërinë dhe duhet të vijojë në të njëjtën formë. Edhe ministri i jashtëm Bujar Osmani beson se Maqedonia dhe Shqipëria nuk do të ndahen në rrugën e tyre drejt Unionit dhe se debati që zhvillohet në opinion publik është i gabuar.

Baby Boo