Zaev: Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë marrëveshje të fshehta që do të thonë evitim i drejtësisë


Në pyetje janë ditë deri në përfundimin e hetimit të Prokurorisë publike për ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, por pohoj se politika nuk është përzier. Nuk ka dashur, nuk ka mundur, e as ndërkaq nuk është dashur të ndihmojë dhe të mundësojë një gjë të tillë. Marrëveshje të fshehta të cilat do të thonë evitim i drejtësisë nuk ka pasur dhe nuk do të thotë, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Derisa nuk përfundon hetimi i kryesuar nga Prokuroria publike, është e ndershme që pushteti ekzekutiv të mos përshpejtojë me hollësi paraprake që mund të jenë pjesë e procedurës parahetimore apo hetimore që e zhvillojnë organet hetuese. Sapo prokuroria publike të njoftojë, ne do t’i kumtojmë të gjitha hollësitë nga aspekti i pushtetit ekzekutiv, para së gjithash, nga Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Zaev në përgjigje ndaj pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Financave.
Nëse ekziston përgjegjësi diku, theksoi, dhe kjo është konstatuar me dëshmi dhe argumente konkrete, përgjegjësia do të merret, duke filluar prej meje, ministrit, drejtorëve, sektorëve në MPB apo cilit do institucion shtetëror nga pushteti ekzekutiv.
“Këtu nuk ka dilema. Edhe njëherë potencoj, marrëveshje të fshehta të cilat do të thonë evitim i drejtësisë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë”, tha Zaev.

Theksoi se Maqedonisë i nevojitet pajtim për realizim të interesave strategjike – anëtarësim në NATO dhe BE dhe shtoi se beson që është sjellë zgjidhje cilësore të cilën e përshëndeti edhe Unioni.“Porosia e pajtimit përmes Ligjit për amnisti për atë që ndodhi më 27 prill është vetëm fillimi. Pajtimi na duhet nëpër të gjitha vertikalet në Maqedoni. Kur u pajtuam me botën, me fqinjët tanë, a nuk duhet të pajtohemi edhe brenda. Janë tejet të mëdha ndarjet, prandaj së pari duhet ta kthejmë besimin njerëzor në njëri-tjetrin, të falim, të shtrijmë dorën dhe të fillojmë me pajtimin. Besoj se kjo do të jap. rezultat pozitiv për të ardhmen e vendit tonë. Në atë pjesë mbetet porosia e ndëshkimit dhe bartjes së përgjegjësisë. Bëmë dallim të qartë se çka është pjesëmarrja në dhunë dhe dhuna fizike, organizues dhe paramendues të ngjarjeve dhe me atë rast e mënjanuam mundësinë për urrejtje dhe revanshizëm”, tha Zaev.

Si hapa të ardhshëm i ceki pajtimin mes grupeve tifoze, në nivel lokal, mes degëve rinore të partive politike,…
“Secili në segmentin e vet të përgjegjësisë do të sjellë vendim. Politika përmes Qeverisë dhe Parlamentit, gjyqësia përmes gjykatave dhe prokurorisë publike. Nuk kemi ndonjë zgjidhje e cila është sjellë e që do të thotë vjetërsim të dënimeve apo të ngjashme. Asnjë nga zgjidhjet ligjore që janë sjellë deri më tani, e as ndërkaq, nga ato që do të sillen, nuk do të ndikojnë në proceset e Prokurorisë speciale publike apo të prokurorisë themelore shtetërore. Ato vazhdojnë. I vendosim me kujdes proceset në mënyrë që të mos ketë përzierje në sistemin e jurisprudencës, ndërkaq megjithatë politika t’i sjellë vetë vendimet e veta. Këtë e bëjmë që të ketë sukses Maqedonia, të pajtohet, por edhe të jetë anëtare e ardhshme e NATO-s dhe t’i sigurojë vetes paqe të fshehtë, stabilitet dhe siguri”, potencoi Zaev.

Baby Boo