Zaev: Nuk ka më amnisti për ngjarjet në Kuvend

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot deklaroi se nuk ka paralajmërime për amnisti të re, as nga Ministria e Drejtësisë, e as nga presidenti, i cili, siç theksoi, nuk ka mundësi ligjore për këtë gjë.

Siç tha Zaev, Ligji për amnisti për të akuzuarit e rastit të 27-prillit, është miratuar në momentet kur kishte nevojë për dy të tretën e shumicës për ndryshimet kushtetuese.

“Nuk ka nevojë më shumë për këtë gjë, nuk ka raste të tilla. Askush nuk ka planifikuar çfarëdoqoftë. Ligji për amnisti ka ndodhur në kuadër të faljes, ishte proces shumë serioz, kur shtetit i duhej dy e treta e shumicës, e them qartë dhe nuk iki nga kjo. Nuk besoj se ndonjë nga institucionet, as Ministria e Drejtësisë, as presidenti, do të hapin rast të tillë për amnisti”, tha Zaev.

Ndryshe, kur Kuvendit të shtetit i nevojitej dy e treta e shumicës parlamentare që të votohen ndryshimet kushtetuese, meqenëse kjo shumicë nuk arrihej, u vendos të amnistohen deputetët të cilët ishin të akuzuar në rastin “Dhuna në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27-prill 2017”.

Baby Boo