Zaev nuk e ka ditur se ka emëruar motrën e Katica Janevës në një post qeveritar

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se Lile Delixhakova, të cilën e ka emëruar zv.Drejtore në KOmisionin për letar me vlerë, në fakt ishte mëtra e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, shkruan Fakte. Ai ka thënë se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se nuk sheh asnjë konflikt interesi në këtë rast. “Si ti thoni asaj se nuk mund të jetë ajo e përzgjedhura, pasi është motra e Katica Janevës?” – ka pyetur Zaev gazetarët.

Zaev madje ka hedhur topin tek Kuvendi duke thënë se Qeveria vetëm i propozan emrat për drejtor dhe zv.drejtor në këtë institucion, ndërsa Kuvendi është ai që miraton ose jo këto propozime.