Zaev: Nuk diskutohet as nuk vendoset për dorëheqjet e mia – “Unë po qëndroj për të ndihmuar në ruajtjen e shumicës parlamentare”


Zaev gjatë prononcimit që bëri sonte në media theksoi edhe se është bërë një sugjerim nga Bordi Ekzekutiv i partisë për shtyrjen e dorëheqjeve.

Zaev theksoi se për momentin nuk do të diskutohen dhe as nuk do të vendoset për dorëheqjet e tij, por sipas tij, ai do të punojë për ruajtjen e shumicës parlamentare, përcjell Pa Censurë.

“As dorëheqjet e mia nuk po diskutohen dhe as nuk vendoset për dorëheqjen time, për të vetmen arsye se kur i shpalla në mbrëmjen e datës 31, konfirmova se po qëndroj këtu për të ndihmuar në ruajtjen e shumicës parlamentare dhe nëse mund të rritet. “, tha Zaev.

Baby Boo