Zaev: “Nga Varhelji mora mbështetja për procesin e BE, kryeministri thotë se nga Bullgaria arrijnë sinjale pozitive”


Nga euro-komisari Oliver Varhelji mora pohim për mbështetje të procesit euro-integrues dhe se një pjesë e vendeve anëtare kanë qëndrime më të ndryshme në lidhje me metodologjinë për aderim. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev një ditë pas takimit zyrtarë me euro-komisarin Oliver Varhelji.

“Unë lexova në raportet që vijnë përmes MPJ dhe ambasadorëve tanë atje ku bisedohet në nivel evropian për formulimet që duhet të dërgohen si porosi, një nga arsyet ishte edhe ajo që biseduam me komisarin Varhelji, të konfirmohet se nuk ka ndarje dhe dilemë se vendi i gjithë Ballkanit Perëndimorë është në BE dhe kjo është punë e pastër. Narrativin të cilin një pjesë e vendeve dëshirojnë ta shfrytëzojnë, dëshirojnë të jenë në linjë me metodologjinë e re”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Por, çfarë do të bëhet në lidhje me negociata me Bullgarinë, a do të arrihet marrëveshje? Zaev thotë se kemi porosi pozitive nga fqinji jonë lindorë.
“Lëvizjet janë në mirëkuptim të ndërsjellë, nuk janë definuar të gjithë hapat dhe drejtimet dhe andaj duhet të bisedohet për hapin e ardhshëm, por këto janë porosi serioze pozitive të Bullgarisë që duam t’ia kthejmë gjithashtu me porosi pozitive”, shtoi kryeministri Zaev.

Në lidhje me paralajmërimet për sanksione të mundshme për regjimin pa viza, ai theksoi se edhe pse Maqedonia nuk është përmendur se ka shkelje serioze, megjithatë duhet bërë kujdes që të mos shkelen rregullat për liberalizimin e vizave.

Baby Boo