Zaev nga Athina: Në dimër seanca e dytë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me Greqinë


Muajve të ardhshëm, gjegjësisht në dimër, varësisht zhvillimit të pandemisë në Athinë do të mbahet seanca e dytë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Nënshkrimi i marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë, diçka që me vite janë duke e kërkuar biznesmenët, takim i odave midis dy vendeve në Shkup për pullat tregtare, bashkëpunim në një sërë sferash – ekonomia, energjetika, investimet, janë pjesë e hapave të ardhshëm në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë, të cilat janë diskutuar dje dhe janë dakorduar në takimin e kryeministrave të dy vendeve, zbulon kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ftesa nga “Ekonomist” për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në “tryezën e 24-t të rrumbullakët” më 15 dhe 16 shtator në Athinë solli edhe një sërë takimesh për Zaevin si me kreun shtetëror grek ashtu edhe me biznesmenët grekë.

Shkurt para se të niset drejt Shkupit, në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në mënyrë të detajuar dhe gjerësisht flet për bisedimet me kreun shtetëror grek, thotë se vizita me siguri është e para e një kryeministri të Maqedonisë pas 20 vitesh, ndërsa përveç se i zbulon hapat e ardhshëm në nivel bilateral, paralajmëron edhe intensifikim të bashkëpunimit, zbulon edhe se Micotakis dëshiron të vijë në Shkup por shton se kryeministri grek ka shprehur gatishmëri, Greqia të furnizojë vaksinë për Kovid-19 edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë.
Kryeministri Zaev, përgjigjet dhe për atë nëse përvoja me Greqinë mund të jetë leksion ose shembull edhe për marrëdhëniet e vendit tonë me Bullgarinë.