Zaev në takim me Palmer: Qytetarët lirshëm të shprehen në referendum


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka realizuar takim me ushtruesin e detyrës së ndihmës sekretarit shtetëror në Stejt Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Euroazi, Metju Palmer ku është diskutuar për proceset politike në Maqedoni, ku ka bërë thirrje që qytetarët të shprehen lirshëm në referendum, njofton Portalb.mk.

“Në takim është diskutuar edhe nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë, për të cilën u tha se është shembull pozitiv për rajonin e Evropës Juglindore në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të hapura, sigurimin e stabilitetit, përmirësimin dhe thëllimin e bashkëpunimit ekonomik”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Palmer ka realizuar takime edhe me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Takimet e sotme të diplomatit amerikan, Metju Palmer vinë në kuadër të vizitës së tij treditore në Maqedoni, dhe është e para që kur mori funksionin që më parë e barte Hojt Brajan Ji.

Baby Boo