Zaev në takim me Macron: Ballkani Perëndimor duhet t’i forcojë lidhjet me BE-në


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot realizoi takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të cilët nesër do të marrin pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndomor, që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Siç njoftojnë nga qeveria, Zaev dhe Macron kanë pasur një takim miqësor ku kanë diskutuar për temat aktuale politike me interes të Bashkimit Evorpian, rajonin, Maqedoninë si dhe marrëdhëniet dypalëshe me Francëm.

“Kryeministri Zaev në takim ka thënë se Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor po ndryshojnë dhe demonstrojnë sjellje evropiane. Ai informoi presidentin e Francës se Maqedonia vazhdon me reformat serioze në gjyqësi, administratë publike dhe në sferën e mediave”, thonë nga qeveria.

Ndërsa sipas tyre, Macron në takim ka thënë se Franca me kujdes i ndjek proceset politike në rajon dhe Maqedoni dhe ka theksuar se Maqedonia dhe Greqia kanë marrë rol historik me vendosmërinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Kryeministri Zaev dhe presidenti Macron janë dakorduar se është e domosdoshme që Ballkani Perëndimor t’i forcojë lidhjet me BE-në që ta mbajë perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Baby Boo