Zaev në Pustec të Shqipërisë! Gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë lëndë e negociatave me Bullgarinë


Pusteci i Shqipërisë është komunë në të cilën jeton shumicë maqedonase. Delegacioni qeveritar bashkë me kryeministrin Zoran Zaev vizituan një shkollë dhe dhuruan libra në gjuhë maqedonase.
Është me rëndësi që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, diçka që shihet, siç tha ai, edhe në Maqedoni, edhe në Shqipëri.

Zaevi edhe një herë në deklaratë për gazetarët përsëriti se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë lëndë e negociatave me Bullgarinë. Ai porositi se pala maqedonase nuk do të lëshojë pe në kontestin dhe kërkesat e Bullgarisë.
“Në fakt edhe pala bullgare publikisht e pranoi realitetin për ekzistimin e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Andaj, askush nuk kërkon e as ka nevojë që dikush të lëshojë pe për shkak se për gjë të këtillë aspak nuk bisedohet. Marrim si obligim që në mënyrë më dinamike t’i ndërtojmë relacionet me korridorin 8 i cili i lidh Durrës, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut me Bullgari e deri në Turqi”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Zaev tha se Republika e Maqedonisë së Veriut edhe pse nuk e di se cili është problemi konkret me Bullgarinë, vazhdon me mënjanimin e të njëjtit.
“Për shkak se jemi vende mike dhe besojmë se duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin dhe të ecim përpara me qëllim që i gjithë Ballkani të jetë pjesë e BE-së. Problemi u krijua në lidhje me emrin e gjatë dhe atë të shkurtër të Maqedonisë së Veriut, nëse ka ose nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, patjetër konfirmuam se nuk ka. E zgjidhëm në mënyrë në të cilën veprojnë vendet evropiane, por fatkeqësisht problemi ende nuk është mënjanuar”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Për shkollën në Pustec, Zaevi tha se janë siguruar 30 mijë euro, donacione për rregullim dhe ndërtim të fushave sportive në shkollën, mjete prej të cilave një pjesë është dhuruar sot ndërsa pjesa tjetër do të dhurohet në shkurt.

Baby Boo