Zaev në pushime, Mickoski në bisedime! Të gjithë të hapur për të folur me të gjithë, e asnjë rezultat konkret


Pasi i fitoi zgjedhjet parlamentare me dy deputetë më shumë se rivalja VMRO-DPMNE kreu i LSDM-së Zoran Zaev shkoi për pushime. As ai e askush nga partia nuk paraqitet në media, për të folur se çfarë do të bëjnë për formimin e qeverisë. Këtë punë e kanë lënë për pas festës së Ilindenit, e megjithatë sot Zaev e theu heshtjen disaditore, duke dhënë një intervistë me shkrim.

“Procesi i bisedimeve për formimin e përbërjes së re qeveritare do të fillojë menjëherë pas festave të Ilindenit. LSDM-ja është e madhe, zemërgjerë dhe parti e hapur dhe do të flasim për koalicion me të gjitha partitë që janë të gatshme ta pranojnë konceptin evropian dhe demokrat”, ka deklaruar kreu i LSDM-së Zoran Zaev, në intervistë për A1on.

E deri sa Zaev shijon pushimet, i sigurt se mandatin për formimin e qeverisë e ka në xhep, opozitarët nga ana tjetër duket se po lëvizin çdo gur për të parë se si të vijnë në pushtet. Mbrëmë Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së autorizoi kryetarin Mickoski që “të vazhdojë me bisedime në përpjekjet për formimin e shumicës parlamentare”.

“Ne që nga fillimi jemi në fazë bisedimesh, ato janë në rrjedhë e sipër, nuk kemi asgjë konkrete që do të kumtonim për opinionin, nëse ka diçka konkrete, do të informoheni në kohë, por që ka bisedime ka dhe të gjitha opsionet janë në tavolinë.

Baby Boo