Zaev, në koordinim me shumicën parlamentare, do të vendosë për guvernatorin e ri


Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se sot do ketë koordinimin me shumicën parlamentare ku duhet të ndërtohet një qëndrim i fundit lidhur me çështjen e një guvernatori të ri të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonise.

Dje Zaev tha se ishte i befasuar kur dëgjoi se presidenti Ivanov i kishte dorëzuar parlamentit propozimin që Dimitar Bogov të ishte një guvernator i ri i BPRM.

Përndryshe, opsioni i Bogovit për të marrë një mandat tjetër të guvernatorit është i papranueshëm edhe për BDI-në.
Dimitar Bogov është guvernator i BPRM-së që nga viti 2011. Nëse shumica nuk pranon një mandat të ri dhe Ivanovi nuk ka paraqitur një propozim tjetër, BPRM-së do të mbetet pa gurnatror deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në maj të vitit të ardhshëm.

Baby Boo