Zaev në Brifingun e mëngjesit: Hyrja e policisë në vendin ku përgatiteshin pakot humanitare për qytetarët përkujtoi në vitet e regjimit


Nuk është mirë që të rinjtë, vullnetarët e organizuar nga shtabet komunale të krizave, të cilët e servisojnë të gjithë Maqedoninë me produkte ushqimore, të mbahen deri në mëngjes me kërcënime dhe shantazhe, dhe të hyjnë pa urdhëresë në hapësirë private me të vërtetë nuk është mirë, dhe përkujtoi në vitet e regjimit, theksoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev mysafir në brifingun e mëngjesit.

Familja e Zaevëve, të gjithë ne kaluam nëpër ato skenarë të regjimit dhe besoj se janë të vetëdijshëm që punët e tilla e përkujtojnë popullin në regjimin dhe duhej menjëherë të dënohen, por me vetë atë që vazhdoi si një ndjekje e madhe tregoi se vjen nga udhëheqësia partiake, e realizuar me urdhër të Çulevit, ndërsa e dimë se detyrën e ka dhënë partia”, potencoi Zaev.

Kryetari Zaev theksoi se familja e Zaevëve do të vazhdojë edhe më tutje me punë humanitare, mijëra pako janë dhuruar deri tani te më të varfërit, gjithkund në mbarë shtetin dhe ndihma do të vazhdojë edhe më tutje.

“E ndihmuam sistemin shëndetësor, ndihmuam dhe ndihmojnë me pako humanitare të cilat i ndajnë shtabet komunale të krizave. Shumë qytetarë, para se gjithash nga sektori joformal mbetën pa të ardhura dhe duhet t’u ndihmohet”, përfundoi Zaev.

Baby Boo