Zaev mund të mos jetë mandatar për formimin e Qeverisë?!


Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM) mund të dal me tjetër mandatar për formimin e Qeverisë dhe jo me liderin e saj Zoran Zaev. Ky mund të jetë kompromis midis LSDM dhe BDI, e cila do të heq dorë nga propozimi i saj për mandatar shqiptar. Burime partiake thanë për INA se kjo çështje është në tryezën e negociatave, por që asgjë nuk është definitive, pasi që Zaev vështirë të heq dorë pasi që është fitues i zgjedhjeve.

“Ky është një nga propozimet e shpalosura, sepse synohet që të shkohet me një kabinet qeveritar pa bagazhe dhe pa biografi të implikuara në përgjime dhe sk*andale që ishin pjesë e pë*rplasjeve politike gjatë periudhës së fundit”. Edhe bashkësia ndërkombëtare kërkon një Qeveri me emra të rinj, që nuk janë të impl*ikuar në pë*rgjime, skandale dhe afera korr*uptive, por edhe afera tjera, pasi që bëhet fjalë tashmë për një vend anëtar të NATO-s.

Baby Boo