Zaev: Mukoski më ka kërkuar falje, unë e fala atë


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë sot në konferencë për gazetarët tha se të falësh ndonjëherë do të thotë edhe falje.

Zoran Zaev sot pas takimit me deputetin Krsto Mukoski, i cili është i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, tha se “të falësh ndonjëherë është edhe të kërkosh ndjesë. Në takimin e parë që kisha me grupin e ri parlamentar që realizova atë natë për votimin në Kuvend ishte falje nga ana e tyre. Dhe unë i kam falur nga ajo që varet nga unë”.

Në takim siç thuhet Mukoski i ka kërkuar falje kryeministrit dhe kryetarit të Kuvenit, Talat Xhaferit për ngjarjet e 27 prillit.

Baby Boo