Zaev: “Mit-marrja”, tentim për të heshtur “bombat” (video)


Ka përfunduar seanca e radhës për lëndën “Mit-marrja””, ku i akuzuar është Kryeministri Zoran Zaev, për gjoja kërkim të mitos nga afaristi Ivan Nikolov Saçevaliev, për blerjen e një parcele ndërtimore në pronë të komunës së Strumicës.

Gjykata vendosi që publikimi i videos së plotë të mos bëhet në prani të opinionit, për shkak se shkelet ligji për dokumente të klasifikuara.

Pas përfundimit të seancës, Zaev tha se bëhet fjalë për rast të montuar, që të pengohet publikimi i përgjimeve.

Sipas tij, video materiali i plotë dëshmon se janë prerë disa pjesë nga materiali, për t’u keqpërdorur ndaj tij, kurse në bisedë bëhet fjalë për kontribut në materiale ndërtimore për një kishë.

Ai beson se dëshmitë do të merren parasysh nga gjykata, dhe se procedura gjyqësore ndaj tij do të merr fund, me një vendim në favor të tij.

Zaev premton se do ta publikoj tërë video materialin, nëse do të ketë të drejtë që ta merr nga gjykata.

Baby Boo