Zaev: Mendoj se duhet të mbarojmë me Maksim Dimitrievskin


Kryeministri i vendit, njëherë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka komentuar sërish kandidaturën e kreut aktual të Kumanovës për zgjedhjet lokale, shkruan Alsat. I pyetur për shkarkimin e Maksim Dimitrievskit nga partia, Zaev tha se do të veprohet sipas rregullave brenda partisë.

“Do të veprohet sipas statusit, nuk ka asnjë dilemë. Mendoj se duhet të mbarojmë me Maksim Dimitrievskin, të gjithë këto ditë. Maksim Dimitrievski doli kundër Maksim Dimitrievskit. Më vjen keq për vendimin e tij. Me siguri është karakteri i tij. Në këtë parti demokratike, kush vendos ashtu…duhet të përfundojmë”, tha mes tjerash Zaev.

Baby Boo