Zaev: Me hyrjen në BE do të ketë rritje të madhe ekonomike dhe do të përmirësohet standardi jetësor


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk përsëri ka dalë me qëndrim rreth përfitimeve me hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE), këtë herë për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

“Me hyrjen e Republikës së Maqedonisë në BE do të kemi standard më të lartë jetësor. Me hyrjen në BE inkuadrohemi në tregun prej 500 milionë konsumatorëve. Do të kemi rritje të eksportit dhe rritje ekonomike”, ka shkruar mbrëmë kryeministri Zaev, në profilin e tij në Fejsbuk.

Baby Boo