Zaev: Mazhoranca nuk mbështet Bogovin për guvernator (VIDEO)


Grupi parlamentar i LSDM-së kundërshton propozimin e presidentit Ivanov që në krye të Bankës Popullore edhe për një mandat të jetë Dimitar Bogov. Kryeminsitri Zaev tha se për këtë vendim të partisë së tij e ka njoftuar edhe presidentin me të cilin pritet të realizojë një takim për të tejkaluar dallimet për këtë çështje.

BDI kërkon që në krye të këtij institucioni të jetë Fatmir Besimi. Në rast se propozimi i presidentit Ivanov që Bogov të jetë në krye të Bankës Popullore nuk votohet në Parlament me shumicë votash, atëherë Bankën Popullore do ta udhëheq Këshilli i saj, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Baby Boo