Zaev: Masat e reja kufizuese në interes të shëndetit të qytetarëve


“Marrja e masave të reja kufizuese nga 15 gushti janë me rëndësi që fëmijët të fillojnë shkollën më 1 shtator, të kenë një regjistrim të suksesshëm, të përfundojnë zgjedhjet lokale siç duhet”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Qeveria ka vendosur të prezantojë masa të reja kufizuese në mënyrë që të parandalojë përhapjen e llojit të ri delta të Koronavirusit dhe të parandalojë mbushjen e spitaleve në të gjithë vendin. Kryeministri, Zaev vuri në dukje se objektet hotelierike u kanë mbetur tetë ditë për t’u riorganizuar, sepse kjo periudhë është organizimi i dasmave dhe festimeve me ardhjen e migrantëve në vend.

Baby Boo