Zaev: Marrëveshja krijon të ardhme më të mirë për Maqedoninë

Marrëveshja krijon miqësi dhe bashkëpunim, por edhe perspektiva për qytetarët e të dy vendeve, thotë kryeminsitri i Maqedonisë, Zoran Zaev në deklaratë për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve (IBNA), shkurt pas nënshkrimit të ftesës për integrim të Maqedonisë në NATO.

“Integrimi në NATO do t’i përforcojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe do tëp kontribuojë për rritje të investimeve në tërë rajonin. Jam i bindur se ky epilog, rezultatet do të jenë pozitive si për qytetarët e Greqisë, ashtu edhe për qytetarët e Maqedonisë. Nga ky aspekt, dëshiroj edhe njëherë t’i cekë porosinë dhe rëndësinë e kësaj marrëveshje. Marrëveshja krijon miqësi dhe bashkëpunim, por edhe perspektiva për qytetarët e të dy vendeve”, thotë kryeministri i Maqedonisë.

Zaev në deklaratë u bën thirrje qytetarëve grekë, njejtë siç u bën thirrje edhe atyre të Maqedonisë, t’i shfrytëzojnë mundësitë nga marrëveshja që “krijon të ardhme më të mirë për Greqinë e Maqedoninë”.

“Gjithsesi në fund të tërë procesit, pas zbatimit të referendumit dhe pas ndryshimeve në Kushtetutë, ne, siç pranuam, do të quhemi Maqedonia e Veriut. Paralelisht, siç Greqia i pranoi termet gjuha dhe populli maqeodnas. ashtu edhe ne e pranuam termin maqedonas grekë me veçoritë e trashëgimisë së tyre kulturore. Jam i bindur se miqësia që e kemi ndërtuar, mund të sjellë, me respektim të ndërsjelltë dhe njohje të ndërsjelltë, vetëm rezultate pozitive për gjeneratat e sotme, ndërkaq posaçërisht për gjeneratat e ardhshme”, porositë kryeminsitri zaev në deklaratën për IBNA.