Maqedonia meriton të festojë dhe për këtë arsye e ftojmë opozitën që t’ua urojë qytetarëve dhe të mos bëjë presion mbi muzikantët të cilët në mënyrë transparente dhe të ndershme marrin pjesë në festë. Kështu ka thënë kryeministri Zoran zaev për festën që do të organizohet nesër në 15 qytete të Maqedonisë, me rastin e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO.
Vendosëm që muzikën ta sjellim tek qytetarët dhe jo qytetarët ti dërgojmë me autobusë që të festojnë. Liri është dhe gjithsesi secili ka të drejtë të ketë qëndrimin e tij. Festa organizohet me vendim të Qeverisë, koncepti nënkupton decentralizim, muzikë kualitative dhe e llojllojshme në shumë qytete. Programi është i shkëlqyeshëm dhe kulturor, i gjithë programi është si dy shfaqje teatrale që shteti i financon. Shpenzimet janë nga shteti. Maqedonia është vend i lirë dhe secili qytetar vendos dhe do të vendos për qëndrimin personal. Opozita duhet ta mbështesë ardhmërinë e vendit