Zaev liderëve evropian: Identiteti maqedonas nuk është për t’u negociuar (VIDEO)


Identiteti maqedonas nuk është për t’u negociuar dhe asnjëherë nuk do të negociohet, ky është mesazhi të cilin kryeministri Zoran Zaev, thotë se e ka përcjellur gjatë takimeve që ka realizuar në metropolat evropiane me drejtuesit më të lartë të BE-së. I shoqëruar nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë dy ditëve të fundit realizoi takime me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, si dhe takime me disa ministra për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së.

Zoran Zaev, kryeministër
“Kishim takime intensive me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve evropiane dhe u siguruam që edhe në Komisionin Evropian edhe në Parlamentin Evropian edhe në cilindo institucion tjetër evropian, përfaqësuesit kyç e dinë dhe e kuptojnë që identiteti ynë maqedonas nuk është për t’u negociuar dhe asnjëherë nuk do të jetë për t’u negociuar. Fon der Lajen, Varheji, Sasoli, Borel, Timermans, Lajçak, Veber, Quçuk, Çollosh – të gjithë liderët evropian dhe përfaqësues e dinë dhe e kuptojnë pozitën tonë – deri sa dikush përpiqet, dhe atë mund ta shohim se përpiqet, gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas ta vendos në tryezë për bisedime, ne nuk do të negociojmë”

Zaev në video paraqitjen e tij shtoi se qartë dhe zëshëm kanë përsëritur mesazhin që të largojnë secilin diskutim për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas nga tryeza e bisedimeve në Bruksel. Vetëm pas kësaj ai thotë se mund të vazhdojmë të diskutojmë për ardhmërinë tonë evropiane.

Zoran Zaev, kryeministër
“Ne kemi edhe krenari edhe identitet personal. Krenarinë mund ta përforcojmë ose ta qetësojmë, por identiteti dhe gjuha maqedonase janë të paprekshme për ne, një dhe të vetme, të pandryshueshme. Me identitetin maqedonas nuk guxon dhe nuk do të luaj as Qeveria ime, as asnjë Qeveri tjetër, e as më pak shtet tjetër ose Union në të cilin nuk jemi anëtarë. Së bashku me miqtë tanë evropian. Frymojmë, jetojmë dhe rritemi bashkë me idetë dhe vlerat evropiane. Dhe e dimë se duhet të lëvizim bashkë dhe para, vetëm në mënyrë evropiane. Ne jemi për lëvizshmëri, jo për mure!”

Në këtë rrugë të përbashkët, Zaev thotë që secili duhet t’i kryejë detyrimet e veta. Ai është decid se Maqedonia e Veriut punoi shumë, duke krijuar reforma dhe drejtësi dhe se tani sipas tij, është koha që edhe BE-ja ta mbajë premtimin.

Baby Boo