Zaev kundër nënkryetarit shqiptar të LSDM: Me BDI-në raporte të shkëlqyera


Kryeministri Zoran Zaev është pyetur rreth raporteve me parnertin e koalicionit qeveritarë BDI. Me këtë rast është shprehur se me “integristët” kanë bashkëpunim stabil dhe se kanë sjellë vendime të rëndësishme për shtetin.

“Më BDI-në kemi raporte stabile, falënderim Zotit për lirinë dhe kur kemi mospajtime ato dalin në sipërfaqe. Por kjo është edhe arsyeja që t’i zgjidhim ato probleme, kur ato shfaqen. Ne jemi parti demokratike, unë mburrem, me demokracinë në LSDM dhe gjithsesi liria e shprehjes dhe mendimi ndryshe në parti ekziston. Por definitivishtë LSDM-ja në emër të së cilës flas unë si kryetar i saj, kemi raporte të shkëlqyeshme me BDI-në, kemi qenë partnerë në kohën kur u sollën vendimet më të rëndësishme për shtetin”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Zaev i është shmangur komenteve rreth përplasjeve mes gjykatës dhe prokurorisë rreth vendimin për nderimin e masës së paraburgimit të Katica Janevës me arrest shtëpiak. Sipas tij qytetarët presin rezultate konkrete, andaj apelon për bashkëpunim. ”Unë sërish do të thirrem në Priben i cili na thotë , që politikanët të kenë kujdes kur komentojnë dhe japin deklarata për gjykatës dhe prokurorë dhe vërtet dua të kem kujdes. Ajo që unë e pres, është ajo që qytetarët zëshëm e flasin, procedura efikase dhe transparentë, a janë në pjesën e prokurorisë apo në pjesën e gjyqësorit, qytetarët dëshirojnë të shohin rezultat, dhe gjithsesi kur ka mospajtime mes gjykatës dhe prokurorisë, qytetarët nuk e përjetojnë mirë dhe reagojnë. Unë apeloj që të ketë bashkëpunim”, deklaroi Zaev. Me këtë qëndrim Zaev ka dalë kundër nënkryetarit të partisë së tij Muhamed Zekirit i cili ka një tjetër mendim për kreun e BDI Ali Ahmeti. Në një koment të fundit Zekiri shkruan se ai është përfaqësues legjitim i votuesve të tij që janë shumë më tepër se sa votat që ka vetë Ali Ahmeti e BDI!!!
“Jam përfaqësues legjitim dhe nënkryetar i LSDM-se z.Ali Ahmeti!!!
E vërteta gjithmonë dhemb dhe të kaluarës dhe dëmeve që i ka bërë BDI dhe përfaqësuesit Tuaj, shqiptarëve gjatë qëndrimit në pushtet me VMRO DPMNE, nuk mund ti ikni dhe nuk mund të harrohen asnjëherë!!!

Baby Boo