Zaev: “Komitët” e Vardarit kanë marrë para nga biznesmenë rusë


Kryeministri Zoran Zaev, e ka sqaruar deklaratën e dhënë paraprakisht në “BuzzFeed”, se biznesmenë pro rusë kanë financuar protesta të dhunshme në Maqedoni.

Sipas tij, mjetet i janë dhënë tifo grupit “Komitët”.

“Flas në bazë të raporteve që i marr. Ata djelmosha të rinj nga tifo grupi “Komitët” kur i sulmuan zyrtarët policor, kanë qenë të thirrur në bisedë informative dhe aty kanë përmendur biznesmenë nga Rusia që u kanë dhënë para. Unë vetëm e konfirmoj se Maqedonia është vend i vogël dhe duam që të ndërtojmë miqësi me të gjithë, përfshirë edhe Rusinë. Do të thotë se alternativa e vetme për Maqedoninë është BE dhe NATO. Megjithatë, do të kemi kujdes, nuk do të lejojmë që të shkilen marrëveshjet ndërkombëtare, dinjiteti i shtetit është i shumë i rëndësishëm”, deklaroi Zaev.

Baby Boo