Zaev: Koha është për rezultate ekonomike


Para nesh është një vit ekonomik në të cilin parat e popullit edhe më shumë do të shkojnë në projekte për mbështetjen e qytetarëve nga të gjitha kategoritë, posaçërisht më të rrezikuarat. Promovojmë tatim të ri të drejtë, reforma në sistemin pensional dhe rritjen e mirëqenies sociale. Me ndryshimet buxhetore për vitin 2019 paralajmëruam kthesë të politikave ekonomike. Fokusin e fuqishëm në integrimet euroatlantike e përforcojmë me Buxhetin për ekonominë në rritje, për drejtësi sociale, për shërbime më cilësore shëndetësor, për jetë më të mirë të të gjithëve.

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për media të Qeverisë në të cilën së bashku me ministrin e Financave Dragan Tevdoski i prezantuan projeksionet e Buxhetit të vitit 2019.

Siç tha Zaev, politika fiskale e Qeverisë për vitin 2019 është në funksion të sigurimit të rritjes ekonomike, sigurisë sociale dhe integrimin e përshpejtuar euroatlantik. Është i disajnuar ta mbajë stabilitetin makroekonomik dhe të mundësojë konsolidim fiskal.

Kryeministri edhe kësaj here paralajmëroi se do të vazhdojë rritja e pagave edhe në punësimit në sektorin privat.

“Paga mesatare neto do t[ vazhdojë të rritet dhe pritet të arrijë 4,5 për qind të bazës nominale, projeksioni për rritjen e numrit të të punësuarve është 2,1 për qind që do të kontribuojë norma mesatare e papunësisë të ulet për rreth 20 për qind”, theksoi Zaev.

Ministri Tevdovski, megjithatë, paralajmëroi projekte kapitale, infrastrukturë energjetike dhe hekurudhore, si dhe investim në bujqësi. Ai pret rritja ekonomike të lëviz për shkak konsumit të rritur personal.

Baby Boo